Spanja barazoi pa gola ndaj Kepit të Gjelbër, duke befasuar të gjithë. Trajneri i njohur, Jul Ahmati tha në Botërori Amerikan se ndeshjet fitohen në fushë dhe jo me emra.
“Duke bërë një analizë para Botërorit, ne themi që Spanja do dominojë, ose do fitojë në shumicën e ndeshjeve direkte. Në futboll ndodh edhe kjo që nuk fiton gjithmonë. Nëse Spanja do shënonte, do bëhej më e thjeshtë. Por sa më shumë koha kalonte, i jepte më shumë besim Kepit të Gjelbër” – tha ai.
