Mjeku Ermal Pashaj, i ftuar në “Programin e drekës” në News24 me Ola Brukon, ka shpjeguar arsyet që e shtyjnë atë dhe shumë qytetarë të tjerë të marrin pjesë në protestat e zhvilluara së fundmi, duke theksuar rëndësinë e angazhimit qytetar dhe rolin e të rinjve në ndryshimin e shoqërisë.
Sipas tij, rinia ka qenë historikisht një forcë e rëndësishme për ndryshimin e pushteteve dhe sot po tregon një vetëdije të lartë qytetare. Ai kritikoi mënyrën e qeverisjes në vend, duke thënë se premtimet për ekspertizë dhe profesionalizëm janë zbehur me kalimin e kohës.
“Kjo qeveri erdhi me ekspertë të fushave të ndryshme, por më pas ata u larguan dhe sot jemi përballë një forme autokracie”, deklaroi ai.
Duke folur për pretendimet mbi intimidimin e protestuesve, Pashaj tha se personalisht nuk është ndier i kërcënuar, por shtoi se qytetarët kanë dalë në protestë pikërisht kundër fenomeneve të tilla. “Ne kemi dalë kundër përdhosjes së vlerave dhe intimidimit. Nuk dua të shkatërrojmë sistemin, por ta përmirësojmë atë. Pikërisht nga ky mosfunksionim po vuajmë”, tha ai.
Mjeku nënvizoi gjithashtu se partitë politike mund të tentojnë të përfitojnë nga lëvizjet qytetare, por protestuesit duhet të ruajnë pavarësinë e tyre. Pashaj theksoi se angazhimi i tij në protestë është i përkohshëm dhe se pas përfundimit të kësaj periudhe do t’i rikthehet profesionit të tij.
“Me rininë, janë ndryshuar pushtetet. Familja shqiptare i ka ruajtur fëmijët e vetë, që sot kanë mendime kritike. Ai e ka kurajon që të reagojë, siç janë studentët që thonë; profesor kjo nuk është kështu. Ajo lëvizje atje, me këtë që po thonë, janë shumë të qytetëruar. Ky është një element, grurë themeli. Dhe kjo qeveri erdhi me ekspertë të fushave, por u shkurtuan, dhe sot jemi në autokraci. Kush mund të jetë më intimiduese se e ardhmja e familjes. Nëse i ke duart dhe mendjen për ta bërë atë punë, nuk ka njeri që të të lëvize. Unë se kam ndjerë fare. Mund të ketë grupe që dalin aty do të ndihet lider, por si paragjykoj. Ne kemi dalë për përdhosjen e këtyre gjërave, siç është intimidimi. Unë nuk dua të përdhos sistemin, të shkatërrojmë sistemin, por të përmirësohet. Na ky mossitem po vuajmë. Ne i kemi ca ligje. Ata të rinjtë atje se kanë ndjerë këtë presionin si ne. Nga partitë do ketë tentativa për të kapur protestën. Unë se kam ndjerë. Ne nuk kthehemi mbrapsht. Të mbarojë kjo procedurë, do kthehem prapë te pacientët e mi, në sallën e operacionit. Kam qenë në Gjermani, 8 muaj e provova. Mora edhe fëmijët, por ishte një ambient që nuk përshtatej me mua. Ky gjak vlen të vlerësohet. Rruga është e gjatë, por e bukur që do të japë shembull dhe për fëmijët tanë.”, tha ai.
