Ditën e sotme ka pasur disa ndryshime në organizimin e protestës ku një nga ndryshimet është orari për shkak të temperaturave të larta, ku nga nesër do të mbahet në orën 19:00.
Një tjetër ndryshim është se fjalimet do të mbahen nga të rinjtë.
Njëri prej organizatorëve të protestës Arben Kola deklaroi se qëllimi i protestës vijon të mbetet rrëzimi i qeverisë dhe kastës politike.
“Qëllimi është rrëzimi i qeverisë dhe kastës politike, por duhet të bëni kujdes sepse ka fëmijë. Protesta është unikale dhe është kthyer në frymëzim.
Ne do të nisemi, gratë dhe fëmijët kanë pozicionin e parë”.
