Kirurgu Ermal Pasha ka mbajtur ditën e sotme një tjetër fjalim emocionues para Kryeministrisë. Ai deklaroi se pavarësisht se kryeministri Edi Rama nuk po e konsideron protestën, këshilltarët duhet t’i thonë se ata që janë në shesh nuk janë sufllaqe’, por të rinj që e kanë syrin pushkë dhe gjakun barut.
Mjeku tha se kasta politike duhet të largohet dhe vendi t’ju lihet të rinjve.
“Kryeministër po të dalin filiza, po qajnë dhe ata që janë në djep.
Ka disa ditë që ti nuk i konsideron, por ata pas teje duhet të të thonë se këtu ska sufllaqe për djem e vajza që e kanë syrin pushkë e gjakun barut.
Jemi nipër të Gjergj Kastriotit, Rrapo Hekalit dhe Gjergj Arianitit nuk i përçan dot.
Veri gishtin kokës dhe lërjani këtë vend rinisë.
Nuk duam më!
Ne këtu na bën bashkë një mision dhe nuk do të shkulemi pa plotësuar të gjitha kërkesat.
Fëmijët që ti nëpërkëmb janë këtu sepse ata s’kanë frikë, kthjelltësia e tyre është e kristaltë dhe mendja e tyre e ndritur.
Të bëhemi bashkë dhe të mos kemi ndasi, e ardhmja nuk vjen pa mund”.
