Argjentina e nisi në mënyrë perfekte Kupën e Botës 2026. Bardhekaltrit nisin kështu rrugëtimin për mbrojtjes e kurorës së kampionit, teksa mundër mbrojtjes e kurorës së kampionit, teksa mundën pastër 3-0 Algjerinë, me protagonist abosult Lionel Messi, që realizoi një tripletë, në botërorin e 6 të tij e me shumë gjasë edhe të fundit. “Pleshti” barazon rekordin e Miroslav Kloses me 16 gola të shënuar në historinë e kupave të botës.

Festë e jashtëzakosnshme në kryeqytetin argjentinas, Buenos Airies, me tifozët vendas që ishin në delit pas triumfit të kombëtares së tyre ndaj Algjerisë.

Vetë tekniku Lionel Scaloni, nuk hezitoi të komplimentonte Messin, pas performances mbreslënëse të tij: “Unë mendoj se ai ka luajtur mirë gjatë 20 viteve të fundit, megjithëse këtu në Argjentinë, dhe veçanërisht me kombëtaren, vitet e fundit kanë qenë vërtet të mrekullueshme. Nëse do të më duhej të thosha se çfarë ka gjetur ai aty… Ndoshta një ndjenjë qetësie dhe rehatie, duke ditur se ka pranë një grup miqsh, njerëz që do të japin gjithçka për të.

Ndërkohë më shumë se i lumtur ishte edhe vetë “pleshti” që e komentoi në këtë mënyrë fitoren e skuadrës së tij: “Siç them gjithmonë, gjithçka që po përjetoj tani është e jashtëzakonshme. Kam pasur fatin të realizoj të gjitha ëndrrat e mia, madje edhe më shumë sesa mund ta kisha imagjinuar ndonjëherë, si në aspektin individual ashtu edhe si pjesë e një ekipi. Sot po e shijoj të gjithë këtë, duke qenë pjesë e një skuadre të mrekullueshme, duke u ndier mirë dhe duke pasur fatin ta shijoj futbollin në fushë pikërisht ashtu siç më ka pëlqyer gjithmonë. Sinqerisht, gjithçka që kam përjetuar është shumë më tepër sesa mund ta kisha ëndërruar ndonjëherë kur isha fëmijë.”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: