Kreu i PD Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsioni dhe të përfshirë me bandat.
Berisha u ndal edhe te megaoperacioni i SPAK, të cilin e falënderoi për punën, ndërsa akuzoi kryeministrin se interesi i tij është parësor dhe jo qytetarët shqiptarë.
“Salvator Alia ka disponuar 50 tonelata drogë. Imagjinoni çfarë fuqie ka pasur kundër opozitës. Të frymëzuar dhe të mbështetur nga Ergy Agasi dhe nga Edi Rama. Shqiptarët e kuptuan se regjimi i Ramës noton në drogë e krim. Nëse anëtarët e këtyre organizatave, janë dhjetëra e dhjetëra, deri sot në Shqipëri ata që janë arrestuar, janë më pak se gishtat e njërs dorë. Siç ka theksuar Nikolla me atë shtet nuk mund të punohet sepse japin direkt informacioneve, bandave dhe kriminelëve. Kuptohet se çfarë rreziku madhor përfaqëson regjimi i Ramës, jo vetëm për shqiptarët, por për Europën dhe botën. Në ekuador shqiptarët vranë kandidatin rival, në Kolumbi gjithashtu, të gjithë këta e kanë të hapur zyrën e Ramës, me në krye koordinator Ergys Agasin. Këta me 50 tonelata drogë, çfarë janë?”, tha Berisha.
