Pas kualifikimit historik në fazën play-off të Kampionatit Botëror “Brazil 2027”, Kombëtarja e vajzave do të njohë nesër emrat e kundërshtareve të saj në këtë fazë për të dyja raundet. Shorti do të hidhet në orën 12:00 në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës, ndërsa do të transmetohet live në kanalin FSHF TV.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima ka tetë kundërshtarë të mundshëm në shortin për raundin e parë të fazës play-off: Sllovenia, Polonia, Serbia, Ukraina, Zvicra, Portugalia, Skocia dhe Uellsi.

Me shtatë prej tyre vajzat kuqezi janë përballur më herët, ndërsa Serbia mbetet e vetmja kundërshtare potenciale me të cilën Shqipëria nuk ka luajtur asnjëherë.

Shorti do të përcaktojë jo vetëm përballjen e raundit të parë, por edhe rrugën e mundshme të Shqipërisë në raundin e dytë të play-off-it, në garën për një vend në Botërorin “Brazil 2027”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb