Një dokument i nënshkruar nga udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin në shtator të vitit 1944 u shit në ankandin RR për rreth 14,000 dollarë.

Shtëpia e ankandeve publikoi informacion në lidhje me këtë.

“Një dokument nga Lufta e Dytë Botërore, i nënshkruar nga Josif Stalini, mbi mbrojtjen e Evropës Lindore të çliruar”, ka gjetur një blerës për 13,764 dollarë.

Dokumenti është shënuar si “tepër sekret” dhe përmban informacion në lidhje me armët e destinuara për mbrojtjen e Talinit, Rigës dhe Varshavës. Në krye të faqes së parë është firma e Stalinit me laps blu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb