Një person është arrestuar në Britani, pasi akuzohet se ka hedhur një 3-vjeçar në një kafaz krokodilësh në një kopsht zoologjik. Situatë ka ngritur alarmin në vend për sigurinë.

Incidenti i tmerrshëm ndodhi në mesditë të së enjtes, duke nxitur mobilizimin e menjëhershëm të autoriteteve dhe ekipeve të shpëtimit.

Sipas një deklarate zyrtare nga Policia e Cambridgeshire, forcat e sigurisë u thirrën menjëherë pas raportimeve për një incident të rëndë në objektin Johnson’s of Old Hurst në Huntingdonshire.

Djali u dërgua me urgjencë në Spitalin Addenbrooke në Kembrixh me lëndime të rënda, ndërsa mjekët e përshkruajnë gjendjen e tij si kritike, por të qëndrueshme.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: