Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, duke kërkuar tërheqjen e pajisjeve ushtarake pranë kufirit me Ukrainën.

Në deklaratën e tij, Zelensky u shpreh se nuk ndihet i fyer nga komentet e Lukashenkos, por theksoi se shqetësimi kryesor mbetet prania e pajisjeve që, sipas tij, përdoren për të drejtuar zjarrin ndaj territorit ukrainas.

“Nuk jam i ofenduar nga fjalët e Lukashenkos, por përgjatë kufijve me Ukrainën ka pajisje që rregullojnë zjarrin ndaj Ukrainës. Po jap një javë që ato të tërhiqen, përndryshe do ta bëjmë vetë”, deklaroi presidenti ukrainas.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb