Bisedimet në nivel teknik mbi zbatimin e marrëveshjes SHBA -Iran që synon t’i japë fund luftës në Lindjen e Mesme do të mbahen në Zvicër të dielën, tha ministria e jashtme e Pakistanit.

Bisedimet do të mbahen në Bürgenstock të Zvicrës më 21 qershor dhe do të pasojnë nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit të Islamabadit.

Sipas diplomacisë pakistaneze, përfaqësues nga Pakistani dhe Katari do të marrin pjesë në proces, të cilët do të veprojnë si ndërmjetës, së bashku me delegacionet nga Shtetet e Bashkuara dhe Irani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: