Protestat kundër qeverisë vijojnë prej tre javësh, me qindra mijëra qytetarë që dynden në shesh dhe kërkojnë dorëheqjen e pa kompromis të kryeministrit Edi Rama.

I ftuar në emisionin “News24 Fundjavë”, aktivisti Olgert Rakipllari deklaroi se, pavarësisht përpjekjeve që sipas tij janë bërë për ta përçarë lëvizjen, protesta do të vazhdojë në mënyrë paqësore.

Gjatë intervistës, ai ndau edhe një histori personale, duke ngritur shqetësime për funksionimin e sistemit shëndetësor. Rakipllari tha se një e afërme e tij humbi jetën pasi, sipas pretendimeve të tij, mbeti për gjashtë muaj pa trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Dua të falënderoj gazetarin Osman Stafa, i cili ka qenë krah nesh në shesh. I ndjej ato probleme që ai sjell, sepse në shesh jam edhe për shpirtin e tezes sime, që ndërroi jetë pasi u la gjashtë muaj pa terapi. Tezen tjetër e kam me sëmundje të rëndë dhe detyrohet të kurohet jashtë vendit. Jam këtu edhe për djalin e saj, që u detyrua të emigrojë”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb