Mes emocioneve dhe thirrjeve kundër qeverisë, një protestuese ka përcjellë një mesazh të fortë gjatë protestës së 23-të qytetare, duke ngritur shqetësimin për emigrimin masiv të të rinjve dhe ndarjen e familjeve shqiptare.
Duke folur si nënë e fëmijëve që jetojnë jashtë vendit, ajo tha se mijëra prindër shqiptarë po përjetojnë dhimbjen e largimit të fëmijëve të tyre për shkak të mungesës së perspektivës në Shqipëri. Protestuesja akuzoi qeverinë se nuk ka krijuar mundësi për të rinjtë në vend, duke theksuar se Shqipëria po humbet brezin e saj më të vlefshëm.
Më tej, ajo u bëri thirrje të rinjve që jetojnë jashtë Shqipërisë të kontribuojnë për ndryshimin e situatës në vend.
“Diaspora i tregoi kryeministrit që jemi të gjithë të bashkuar. Po flas spt si nën me fëmijë në emigrim. Çdo natë presim telefonatën me mall, i përcjellim me mall kur ikin, nuk dimë a do t’i takojmë më. Ky kryeministër i çmendur na la vetëm dhe na largoi fëmijët. Dhe pa pikën e turpit thotë i keni lënë prindërit të vdesin vetëm. T’i i le fëmijëve rrugëve të botës se nuk u dhe një të ardhme në këtë vend. Ne kemi një rini të mrekullueshme, ku janë sot fëmijët tanë. Çfarë po ndodh me këtë vend. Një thirrje për rininë, kthehuni në vend të shporrim këtë diktaturë që na është bërë si ai bari i keq.
Vuri Zegjinenë në Kuvend duke pritur që ne te merreshim me të, por harroi që ne e kemi mendjen e vend dhe nuk tolerojmë.
Nëse një nga ne do të kishte bërë një gabim të vogël do të ishte në burg, ndërkohë Belinda ka vjedhur miliardat e nuk shkon në burg. A mendojnë se do të vdesin një ditë? Kur të vdisni ju s’do të ketë më as vende se nuk keni lënë vende.
Të bashkohemi sa më shumë e të mos shpërbëhet protesta”, tha ajo.
