Një nga momentet e veçanta të protestës së 23-të para Kryeministerisë, ku nkërkohet dorëheqja e panegociueshme e Edi Ramës, ishte fjala e një vogëlushi, i cili mori mikrofonin para protestuesve dhe përcolli një mesazh që u prit me duartrokitje nga të pranishmit.
“Mirëmbrëma Shqipëria ime, revolucioni i paqes dhe drejtësisë, bashkimi jonë e çon Shqipërinë në rrugën e vërtetë. Zoti e bekoftë popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Rama në burg, Berisha në burg!”, tha ai.
Fjalimi i tij u shoqërua me brohoritje dhe duartrokitje nga protestuesit.
Protesta e sotme shënon ditën e 23-të të mobilizimit qytetar në Tiranë, ku pjesëmarrësit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe ndryshime të thella në jetën politike të vendit.
