Shqiptarët janë në revoltë prej 23 ditësh dhe kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndër protestat më masive, më madhështore dhe më të mëdha që janë mbajtur ndonjëherë. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, të cilin e bëjnë përgjegjës për korrupsionin, shkatërrimin e arsimit, largimin e shqiptarëve jashtë vendit. Shqiptarët kërkojnë qeveri teknike dhe largim të kastës politike të korruptuar. Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Dorëheqje”, “Revolucion”, “Shqipëri e Re”, “Nesër më shumë”, kanë vijuar marshimin e tyre në rrugët e Tiranës.

Protesta nisi në orën 19:00 , ndërsa vijon prej disa orësh, me qëndresë, energji dhe të panegociueshëm me kërkesat e tyre për largimin e Ramës.

Diaspora iu bashkua tubimit më 20 qershor. Nga vende të ndryshme, Britani, Gjermani, Itali, Francë iu bashkuan protestës, në Tiranë.

Më të vendosur se asnjëherë më parë, shprehet njëzëri se ka ardhur koha që kryeministri Rama të largohet, që qeveria e korruptuar, siç akuzohet, të largohet dhe t’i hapet rruga qeverisë teknike e më pas zgjedhjeve të reja.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb