Gjykata e Posaçme shtyu procesin ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe disa të pandehurve të tjerë, për në datën 7 korrik.

Shkak u bë mungesa e avokatit Plarent Ndreca, që mbron interesat e zyrtarit vendor, i cili kishte depozituar para trupës gjykuese një raport mjekësor që ishte në pamundësi shendetësore për të marrë pjesë në proces.

Erion Veliaj po gjykohet në GJKKO për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë, apo shpërdorimit të detyrës. Ai mbahet në paraburgim që prej 10 shkurtit 2025.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: