Teksa protestat antiqeveritare kanë hyrë në ditën e 24, koordinatorët e protestës kanë artikuluar edhe kërkesat, ku më kryesorja është rrëzimi i qeverisë dhe formimi i një ekzekutivi tranzitor.

I ftuar në programin e drekës, në News 24 përballë Ola Brukos, sipërmarrësi Dritan Gremi deklaroi se duhet një sheshim i sistemit dhe jo thjesht rotacion.
Ai tha se biznesi përballet me shumë probleme për të cilat qeveria as nuk i ka pyetur dhe ka një miopi ndaj tyre.
Gremi artikuloi se rënia e euros dhe kërcënimet nga tatimet, ku ai i quajti inspektorët “rrodhe” kanë shkatërruar biznesin.

“Problematikat i kam prekur më parë, tani është kollaj t’i artikulosh sepse frika është vrarë. Pyetja që më lindi mua është pse nuk pyetemi?
Çfarë është kjo miopi kaq e madhe?
Këtu po kërkohet rotacion pushteti, do të ikin disa e do të vijë dikush tjetër, por sistemi do të mbetet.
Duhet sheshuar sistemi i ngritur.
Zvërneci patjetër më preku, ishte e tmerrshme dhe e papranueshme, po ashtu edhe Rrjolli.
Për mua kryesore është rënia e euros, taksa progresive që na ka shaktërruar.
Rënia e euros na është mbivendosur si taksë.
Unë kam luftuar shumë me ryshfetin, ka qenë luftë që e kam bërë me nder, i shërbejmë më mirë duke mos e ulur kokën.
Na janë ngjtur këta me portofola si rrodhe. Unë besoj se shteti duhet të na shërbejë, sespe jemi taksapaguesit më të mëdhenj jo të na kërcënojë me grupe të mirëfillta kriminale”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb