Trenat e parë të Hekurudhave Gjermane (DB) kanë rinisur qarkullimin prej kohësh, pas ndalesës së tyre, e cila u shkaktua nga problemet e përhapura në sistemin dixhital të radiokomunikimit GSM-R.
Ndërprerjet në GSM-R u shkaktuan, sipas gazetës Bild, gjatë procesit të zëvendësimit të një komponenti, duke rezultuar në ndalesën e trenave në të gjithë Gjermaninë.
Pezullimi i operimeve preku të gjithë trenat e Deutsche Bahn (DB) – ndërqytetas, rajonalë, me shpejtësi të lartë (ICE), qytetës – dhe madje edhe trenat e kompanisë private Metronom, e cila njoftoi se nuk do të operoheshin linja të tjera gjatë natës.
Në Berlin dhe Mynih, trenat DB S-Bahn njoftuan më parë se pasagjerët duhet të kërkonin mjete alternative transporti.
Sipas drejtoreshës ekzekutive të DB, Evelyn Pala, përparësia e parë ishte që trenat të shkonin në stacione sa më shpejt të ishte e mundur, të zbrisnin pasagjerët dhe më pas të identifikohej dhe riparohej defekti.
