Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Piro Lutaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar në lidhje me linçimin publik që po i bëhet aktivistit Dritan Goxhaj pas pjesëmarrjes në protestat antiqeveritare në vednin tonë.

Një fushatë e nisur nga kryeministri Edi Rama e që vijoi më pas edhe nga eskponentë të tjerë publikuan lajme të rreme për pjesëmarrjen e Goxhajt në luftën çlirimtare të Kosovës si pjesë e UÇK.

Në lidhje me këtë çështje Lutaj shkruan se ai ka mbetur pa fjalë sesi edhe pas 30 vitesh lidhet e drejta për të protestuar me angazhimin në UÇK ose jo.

Ish-deputeti deklaron se ky është paragjykim dhe ai personalisht bashkohet me reagimin e djeshëm të ish-drejtuesit të UÇK, Fatmir Limaj.

Ai shprehet se askush nuk i beson këtij perversiteti.

“Të dashur miq!

Lutem, a mund të më shpjegojë dikush se çfarë lidhjeje mund të kenë situatat apo protestat në Shqipëri sot, pas gati 30 vjetësh, me angazhimin ose jo të dikujt në formacionet aktive të UÇK-së?

Po mirë, o të dashur, a ka vërtet ndonjë njeri në Shqipëri që t’i besojë dhe t’i referohet perversitetit të ndonjë “plaku” apo Tahos tonë?

Postimi dhe paragjykimi i një liste me emra luftëtarësh, në krye të së cilës qëndron Tahir Sinani, njëri prej ikonave të UÇK-së, hero i tri luftërave për çlirimin e trojeve shqiptare, shtatoret e të cilit ndriçojnë vendin në mes të Prizrenit dhe në mes të kryeqendrës së Malësisë së Gjakovës, qytetit të Bajram Currit, më kanë lënë pa fjalë!

Unë personalisht, për këtë çështje, i bashkohem postimit të bërë dje nga Gjeneral Fatmir Limaj!

Liria ka emër”, shkruan ai.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb