Meksika mundi 0-3 Çekinë duke prerë një biletë për në fazën tjetër të Botërorit. Po në grupin A, Afrika e Jugut kaloi tutje si vend i dytë, pas një suksesi minimal 1-0 ndaj Koresë së Jugut.
Për këtë grup foli trajneri Shpëtim Duro , i ftuar në Botërori Amerikan në News 24.
Uli siparin e grupi A që dhuroi edhe një nga surprizat e mëdha të këtij Botërori. Shoqëron Mekiskën për më tej Afrika e Jugut, e të mendosh që la jashtë përfaqësuese si Kore e Jugut dhe Republika Çeke. Profe, as ti në versionin tënd më ekstrem nuk besoj se do e parashikoje një fund të tillë…
Duke patur, duke u referuar ndeshjeve të mëparshme, Koreja e Jugut ishte më lart, ndaj janë çuditur të gjithë.
Edhe Meksika është ekip solid. Statistikat i ka në favor.
Çekia aq mund të bënte, nuk është ndonjë surprizë, është një skuadër mëse normale.
