Kreu i Unionit të Ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka mbështetur protestat që mbahen kundër kryeministrit Edi Rama.

Ai u shpreh se kjo është një protestë mbresëlënëse, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për opozitën.

Ndregjoni u shpreh se Rama do të japë dorëheqjen dhe se kjo është e pashmangshme.

“Në Shqipëri është instaluar një diktaturë staliniste. Po ndërtohej demokraci me metoda të diktaturës…Këto dy parti, partia antikomunite që u quajt PD, u bë bashkëudhëtare me partinë  epunës së Shqipërisë. Me atë parti që kishte vrarë shqiptarë. Ligji i parë që bënë këto dy parti antishqiptar, ishte 75001. Shqipërinë e Re nuk e kuptoj me Ramën dhe Berishën. Shqipërinë për 35 vite nuk e lanë të demokratizohej. Dorëheqja e Ramës, do të ndodhë së zbën, uraganin popullor nuk mund ta përballosh. U ka kthyer demokracinë shqiptarëve”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb