Kreu i Unionit të ish-të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni, ka mbështetur protestat që mbahen kundër kryeministrit Edi Rama.

Gjatë një intervistë në News24, ai theksoi  se Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë.

Ai u shpreh se kjo është një protestë mbresëlënëse, ndërsa nuk i kurseu kritikat edhe për opozitën.

“Reagimin e ndërkombëtarëve nuk e kanë dëgjuar këto dy parti. Sot ka qenë një reagim shumë i fortë i SHBA. Sot deklaroi edhe një vit sanksione Ballkanit, për luftën lundër drogës e korrupsionit. Shqipëria ka qeverinë më të korruptuar në Europë. Demokracia shqiptare është kthyer në shtet stalinist. Njësoj si Enver Hoxha, bëri parti shtet. Këta e kthyer në parti shtet që vitit 2000-2008, kur bënë një kod që të forcoheshin paritë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb