Shpërthime u dëgjuan në Kiev sonte, pak minuta pasi u dha një alarm për raketa ruse që po shkonin drejt kryeqytetit ukrainas.
“Armiku lëshoi raketa balistike drejt Kievit”, shkroi në Telegram Timur Tkachenko, kreu i komandës ushtarake të kryeqytetit.
Nga ana e tij, kryebashkiaku Vitali Klitschko tha nëpërmjet Telegram se sistemet e mbrojtjes ajrore ishin aktivizuar dhe u bëri thirrje banorëve të qëndronin në strehimore. Ai raportoi se një zjarr kishte shpërthyer në lagjen Darnitsky, ku kishin rënë mbeturina raketash.
