Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Sipas parashikimeve meteorologjike, pjesa më e madhe e territorit do të dominohet nga kthjellime, të cilat herë pas here do të alternohen me vranësira mesatare.

Vranësirat do të jenë më të theksuara gjatë orëve të mesditës dhe pasdites në zonat malore të lindjes dhe juglindjes. Në këto rajone priten reshje të dobëta dhe afatshkurtra shiu, ndërsa në zonat malore nuk përjashtohen edhe shtrëngata të izoluara me kohëzgjatje të shkurtër. Në pjesën tjetër të vendit moti do të mbetet i thatë, ndërsa pasditja pritet të sjellë ndërprerjen e plotë të reshjeve.

Temperaturat do të vijojnë të jenë të larta, me vlerat maksimale që do të arrijnë deri në 38 gradë Celsius. Qarqet e Shkodrës, Lezhës dhe Beratit pritet të jenë zonat më të nxehta të vendit gjatë ditës.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me një shpejtësi mesatare rreth 7 metra në sekondë, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina pritet të forcohet herë pas here, duke arritur deri në 14 metra në sekondë.

Sa i përket detit, ai do të jetë i qetë deri mesatarisht i trazuar, me valëzim nga 1 deri në 3 ballë si në detin Adriatik, ashtu edhe në detin Jon.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: