Gazetarja Pejana Elezi dha mendimin e saj për sulmuesin Neymar, në prag të ndeshjes së Brazilit në Botëror ndaj Japonisë.

“Në marketing mund ta bëjë diferencën, por në fushë dyshoj. Mund t’i prishë punë, pasi të tjerët do duhet të luajnë për të.

Nuk më pëlqen që gjithë skuadra duhet të luajë për të. Sado duam ta shikojmë, janë disa gjëra që nuk të përgjigjet më”- tha Elezi në Botërori Amerikan në News 24. Kujtojmë që deri tani, O’Ney ka luajtur 14 minuta, në përballjen e grupeve ndaj Skocisë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb