Në “Botërori Amerikan”, “ikona” Ledio Pano vlerësoi Francën pas fitores 3-0 ndaj Suedisë në Botëror.
E nisim këtë pjesë të dytë me spektaklin që dhuroi Franca, triumfoi 3-0 përballë Suedisë, në një sfidë të dominuar në çdo aspekt. Profe, një super ekip, kënaqësi për sytë t’i shohësh në fushë. A është ky ekipi më i mirë i këtij Botërori?
“Në çdo moment ishin të rrezikshëm. Olise është një nga më të mirët.
Mbappe është ylli i kësaj France. Unë kam thënë që në fillim që ky është Topi i Artë i këtij Botërori. Pasi shkuan 2-0 ishin më të relaksuar.
Mos të harrojmë që Deschamps vjen pas humbjes së nënës. Jo më kot e ndërroi në minutat e fundit Mbappe-në, për të marrë edhe duartrokitjet e publikut. Deschamps ka shumë vite aty dhe i ka rritur ata. Me ata lojtarë që ka, nuk ka nevojë të flasë fare”.
