Tensionet para Parlamentit nuk janë drejtuar vetëm ndaj mazhorancës, por kanë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Në një moment tjetër të tubimit, në ambientet jashtë Kuvendit kanë mbërritur disa deputetë të Partisë Demokratike.
Sapo janë parë nga turma, protestuesit e irrituar kanë shpërthyer në thirrje dhe koret e tyre kanë marrë një tjetër kah.
“Opozitë e shitur!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar në drejtim të deputetëve demokratikë, duke dëshmuar se revolta qytetare tashmë është e pozicionuar kundër të gjithë klasës politike tradicionale.
