Tensionet dhe revolta qytetare përpara Parlamentit nuk kanë të ndalur, ndërsa tashmë në shënjestër të turmës ka rënë një tjetër emër i mazhorancës, si Belinda Balluku, e cila është e akuzuar nga SPAK.

Pas sulmeve me miell e vezë ndaj deputetëve, protestuesit kanë shpërthyer në thirrje të njëpasnjëshme në kor, duke kërkuar pranga për ish-zëvendëskryeministren.

“Arresto Ballukun! Arresto Ballukun!”, kanë qenë thirrjet që kanë jehuar fuqishëm në perimetrin e blinduar të Kuvendit, duke shtuar dozën e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve të lartë të mazhorancës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb