Pas largimit me shpejtësi të deputetëve dhe ministrave të mazhorancës nën mbrojtjen e forcave të rendit, vjen edhe bilanci i parë i asaj që u shndërrua në një përplasje të dhunshme përpara Parlamentit.
Përplasjet e dhunshme, përdorimi i sprejit lotësjellës dhe hedhja e ujit me presion nga autobotët kanë lënë pas pasoja nga të dyja palët.
Burime bëjnë me dije se deri më tani Policia e Shtetit ka shoqëruar në komisariate mbi 20 protestues.
Nga ana tjetër, përleshjet fizike kanë sjellë edhe dëmtimin e uniformave blu. Aktualisht, 9 efektivë policie janë dërguar në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
