Në një intervistë në programin e drekës në “News24”me Ola Bruko, analisti Erl Murati komentoi këtë protestën që tashmë ka hyrë në muajin e dytë të saj, duke theksuar se ka arritur që të prishë qetësinë e qeverisë.
Gjatë intervistës u pyet edhe lidhur me deklaratat e kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili i quajti protestuesit mbeturina sociale.
“Ata janë qytetarë të Shqipërisë dhe politikanët paguhen që të dëgjojnë zërin e qytetarëve. Do të apeloja që të lexohet qëndrimi publik i ish-ministres Spiropali që ka thënë se duhet të shohim më shumë nga vetja dhe të jemi më pak stigmatizues ndaj të tjerëve. Dhe siç ka thënë ajo Shqipëria e Re po afron dhe se çfarë nënkupton, secili me Shqipërinë e Re? A nënkupton rotacion, Kushtetutë të re, ndryshim të lidershipit të PS, secili i vë emrin që do. Por gjërat nuk ajanë më si më parë”.
“Zotit Balla do t’i përgjigjesha me deklaratë e koleges së tij Elisa Spiropalit qe ka thënë të shohim me pare te vetja. Spiropali e ftoi partinë për reflektim”, tha analisti Murati.
I pyetur nëse kjo protestë mundë të krijojë një lëvizje politike që më pas të konvertohet në parti, tha se një gjë e tillë ende duket e parakohshme.
Lëvizje e re? Nuk përjashtohet që kjo të prodhojë një lëvizje politike që më pas mund të konvertohet një parti politike. Deri tani kjo duket e parakohshme, Organizatorët nuk kanë shprehur ambicie të qarta për një gjë të tillë, por në momentin që flasim kjo do ishte e vështirë. Nuk është e lehtë të bësh bashkë simpatizantët e Agron Shehaj, Adriatik Lapaj, me simpatizantë të Arlind Qorit. E them duket e parakohshme konvertimi në një parti politike. Por të gjithë bien dakord në një pikë që largimi i kësaj qeverie është fillimi i zgjidhjes së krizës
