Ditën e 37 të revoltës qytetare përpara godinës së Kryeministrisë kanë shpërthyer thirrjet “arrestoni Ramën, arrestoni Ballukun!”
Eksperti i IT-së Gent Progni në protestën e sotme bëri thirrje që shqiptarët të qëndrojnë të bashkuar dhe të mos përçahen.
Progni u shpreh se protesta është edhe për t’i rikthyer dinjitetin policisë, por edhe administratës. Me thirrjet Rama jepe dorëheqjen, ai theksoi se qëndrosa do vazhdojë pandaluar deri në largimin e Ramës.
“Po kërkoj vezë për Flamur Nokën po nuk po e gjej dot. Mos u përçani me fjalët e kuvendeve. Sa më shumë jemi në shesh, aq më shumë frikë na kanë. Sot isha te komisariati numër 1 dhe polici po dridhej, i thashë që nuk kam vezë me vete. Nuk donte të merrte kallëzimin. Më tha është ankim, po si është ankim kur më goditen 100 grushta. I thashë që do të nxjerr në rrjetet sociale, pastaj pranoi denoncimin. Ne do luftojmë që t’i rikthejmë dinjitetin policisë”, tha ai.
