Autoritetet në New York shpallën gjendje emergjente, pasi një ndërtesë 38-katëshe pranë Grand Central Terminal u konsiderua në rrezik shembjeje, duke shkaktuar evakuime dhe bllokim të disa rrugëve në Midtown Manhattan.Departamenti i Zjarrfikësve të New Yorkut (FDNY) mori njoftimin, pasi në zonën e ndërtesës u raportua rënia e tullave.

 

 

Sipas Departamentit të Ndërtimit, një zyrtar i sigurisë konstatoi se një tra metalik në katin e 21-të kishte pësuar dëmtime të rënda. Ndërkohë, FDNY bëri të ditur se dy kolona mbështetëse brenda ndërtesës kishin filluar të përkuleshin, ndërsa disa prej kateve të sipërme po shfaqnin shenja fundosjeje.

Si masë sigurie, të gjithë punëtorët u evakuuan menjëherë nga kantieri, ndërsa autoritetet urdhëruan edhe evakuimin e dy ndërtesave aty pranë.

Inxhinierët e Departamentit të Ndërtimit ndodhen në vendngjarje për të vlerësuar gjendjen strukturore të objektit. Për arsye sigurie, janë evakuuar gjithashtu hotele, dyqane dhe apartamente në zonë, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për qarkullimin.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve dhe drejtuesve të automjeteve të shmangin zonën deri në përfundimin e inspektimeve dhe stabilizimin e situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb