Franca dhe Maroku do përballen këtë të enjte, në kërkim të një bilete për gjysmëfinalen e Botërorit. Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro, bëri analizën e tij.

“Ndeshje interesante, skuadrat nuk kanë asnjë humbje. Franca i ka të gjitha fitore.  E cilësoj si një ndeshje interesante, patjetër që kemi thënë, që me atë që ka treguar Franca, është më autoritare si skuadër”.

Maroku ka lojtarë të mirë. Mbrojtjen e ka me përvojë, janë 3 lojtarë që luajnë në Angli. Ka treguar se është ekip i fortë në mbrojtje dhe përdor shumë tranzicionin. Do jetë ndeshje e ngushtë”.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb