TIRANË – Ka vijuar edhe sot protesta kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe klasës politike, duke shënuar ditën e 40-të të tubimeve të zhvilluara në bulevardin përpara Kryeministrisë.
Protestuesit kanë zgjedhur edhe këtë herë të shprehin pakënaqësitë e tyre përmes pankartave me mesazhe politike, ku disa prej tyre kishin në fokus kërkesat për përgjegjësi institucionale dhe arrestimin e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Pankartat e mbajtura nga qytetarët përmbanin mesazhe kundër qeverisë dhe figurave politike, ndërsa protestuesit kërkuan ndryshime dhe më shumë llogaridhënie nga institucionet.
Tubimi i sotëm është pjesë e një serie protestash të zhvilluara gjatë javëve të fundit, ku qytetarë dhe mbështetës të opozitës kanë ngritur shqetësime për qeverisjen, korrupsionin dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve.
