Një sistem mbrojtjeje kundër raketave i krahasueshëm me sistemin amerikan Patriot po zhvillohet në Ukrainë me ndihmën e partnerëve evropianë në kuadër të projektit të quajtur Freya, tha këtë mbrëmje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Do të thoja se është një sistem evropian, por që mbetet nën kontrollin tonë. Projekti është sistemi ynë i raketave balistike, i cili duhet të jetë ekuivalent me Patriot për sa i përket aftësive të interceptimit, por synon më shumë prodhimin masiv dhe është më i lirë. Ky, të paktën, është qëllimi që kam vendosur për prodhuesit tanë”, tha presidenti ukrainas në një mesazh audio për gazetarët të transmetuar në rrjetet sociale.

Takimi i parë me partnerët potencialë duhet të mbahet “shumë shpejt në Francë”, shtoi Zelensky pa specifikuar datën.

Presidenti ukrainas tha se projekti do të zgjasë me vite.

Sipas shkrimit të mëparshëm të gazetës britanike Financial Times, interceptori i quajtur FP-7.X u testua muajin e kaluar në Ukrainë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb