Protestuesi Florjan Haçkaj, i ardhur nga Zvicra, ka folur gjatë protestës së 42-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se tubimet do të vazhdojnë edhe në javët në vijim.

Në fjalën e tij, Haçkaj tha se, sipas tij, qeveria po përpiqet të intimidojë qytetarët përmes publikimeve në rrjetet sociale, por theksoi se protestuesit nuk kanë frikë dhe do të vijojnë kundërshtimin e tyre.

Ai deklaroi gjithashtu se organizata “Diaspora për Shqipërinë e Lirë”, pjesë e së cilës tha se është, ka depozituar një padi në Gjykatën Kushtetuese lidhur me një fond prej 4 milionë eurosh, për të cilë tha se Rama i dha për koncert.  Sipas tij, padia fillimisht u konsiderua e paplotë, por dokumentacioni u plotësua dhe tashmë pritet një vendimmarrje nga gjykata.

“Jam Florjan Açka kam ardhur nga Zvicra në protestë. Sot ka pasur protesta gjithandej do të ketë edhe në javët në vazhdim. Para 10 ditësh Ky kryeministri i çnderuar, bëri një video për mua siç ka bërë për shumë të tjerë këtu, këta duan të intimidojnë qytetarët. Ne i themi se nuk kemi frikë. As Belinda ballukut që duhet të ishte në burg, as Taulant Ballës, as Damian Gjiknurit e të gjithëve që e kanë shpërndarë videon si dele. Këta frikësohen kur njerëz të lirë protestojnë përditë. Ju jeni heronjtë tanë. Organizata ku bëj pjesë Diaspora për Shqipërinë e lirë ka bërë një padi urgjente në Gjykatën Kushtetuese për 4 mln euro që ky po ia jep nje privati. GJK për turpin e saj e nxori si të paplotë. Por ne për 40 minuta ia plotësuam dokumentet, presim që të hënën të merret vendimi që ato para të mos lëvrohen , t’i tregojmë shtetit shqiptarët që qytetarët ngrihen me hapa ligjore. Ju lutem merrni përdore miqtë, familjare, s’mund ta ndalojmë, duhet të protestojmë të gjithë. Rama të japë dorëheqjen nga ai post që e mban me padrejtësi”, u shpreh protestuesi në revoltën e 42 kundër Ramës.

Në përfundim, protestuesi u bëri thirrje qytetarëve të bashkohen në protestë dhe kërkoi dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb