Pamje me dron tregojnë numrin e lartë të qytetarëve që kanë dalë në rrugët e Tiranës gjatë protestës kundër kryeministrit Edi Rama.
Protestuesit kanë zhvilluar një marshim në disa akse të kryeqytetit, duke mbajtur pankarta dhe duke përsëritur thirrje për dorëheqjen e kryeministrit.
Tubimi, i organizuar prej 42 ditësh i protestuesve, ka vijuar me një marshim kilometrik në rrugët e Tiranës, ku pjesëmarrësit shprehen se kërkojnë ndryshim politik dhe përgjegjësi nga qeveria.
Qytetarët deklarojnë se do të vijojnë protestat deri në realizimin e kërkesave të tyre.
