Një pankartë e veçantë ka tërhequr vëmendjen gjatë protestës në sheshin “Skënderbej”, ku një qytetare ka ironizuar kryeministrin Edi Rama përmes një mesazhi politik.

“Gatuan plane në kurriz të shqiptarëve”, tha qytetarja për pankartën e saj, ndërsa reagimi lidhej me një nga paraqitjet e fundit publike të Ramës, ku ai shfaqej duke gatuar peshk, përballë zyrtarëve të BE.

Protestuesja e komentoi këtë imazh si një simbol të mënyrës së qeverisjes së Ramës.

“Është e njëjta skenë. Sa herë ulen në patronazhin e krimit, aty mund të jetë një projekt, një president. Shtrohet kjo tryezë dhe aty fillon dhe gatuan kryeministri ynë”, u shpreh ajo.

Duke vijuar kritikën e saj, qytetarja tha se Shqipërisë i duhet një drejtues me vizion dhe plane konkrete.

“Edhe pse mund të jetë një ndër profesionet e vjetra kuzhinieri, nuk është kuzhinier i mirë. Por nuk më pëlqejnë as pikturat e tij. Ai nuk është as piktor i mirë, se i doli keq algoritmi. Dua një menaxher për Shqipërinë, që të jetë me plane dhe jo të ecë kuturu”, deklaroi ajo.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: