Shërbimi i Mbrojtjes së Medias Sociale (SMPS) i FIFA-s, i krijuar për të mbrojtur lojtarët, ekipet dhe zyrtarët nga kërcënimet dhe abuzimet në rrjetet sociale, ka identifikuar më shumë se 7 milionë postime potencialisht të dëmshme gjatë Kupës së Botës, njoftoi organi drejtues i futbollit botëror.
Sipas FIFA-s, numri i postimeve të zbuluara është 14 herë më i lartë krahasuar me Kupën e Botës 2022, kur u hoqën rreth 470 mijë postime me përmbajtje abuzive.
Ekipi i SMPS ka shqyrtuar mbi 500 mijë mesazhe të identifikuara nga sistemet e inteligjencës artificiale, të cilat kishin në shënjestër lojtarë, trajnerë dhe zyrtarë të ndeshjeve. Gjithashtu, më shumë se 1,000 kërcënime janë raportuar pranë autoriteteve përkatëse, përfshirë organet e zbatimit të ligjit.
Që nga nisja e turneut, SMPS ka monitoruar dhe koordinuar kontrollin e mbi 53 milionë postimeve dhe komenteve në platformat sociale. Kupa e Botës përfundon të dielën me finalen mes Argjentinës dhe Spanjës.
Më herët gjatë këtij muaji, FIFA bëri të ditur se mesazhet me përmbajtje raciste përbënin rreth 11% të të gjitha postimeve fyese të identifikuara gjatë turneut.
