Me thirrjet “Nesër më shumë”, “Rama jep dorëheqjen” qytetarët kanë përfunduar marshimin e tyre.

Protestuesit janë mbledhur edhe këtë të shtunë në Tiranë në ditën e 49-të të protestës kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, me një pjesëmarrje masive.

Protesta nisi në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas ata marshuan drejt godinës së Kryeministrisë, ku u mbajtën fjalime dhe u përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit.

Pas përfundimit të fjalimeve, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit, duke brohoritur slogane si “Poshtë patronazhistët”, “Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Parlament analfabet” dhe “Shqipëria kërkon revolucion”.

Gjatë marshimit u dëgjuan gjithashtu thirrje që kërkonin arrestimin e zëvendëskryeministres Belinda Balluku, si edhe slogane të tjera politike.

Organizatorët dhe pjesëmarrësit deklarojnë se protesta do të vijojë edhe në ditët në vijim, duke theksuar se do të vazhdojnë mobilizimin e tyre deri në realizimin e kërkesave që kanë paraqitur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: