Dy punonjës të Diamma Resort në Golem u arrestuan, kurse 2 të tjerë u proceduan nga Policia e Durrësit, pasi dhunuan fizikisht 5 pushues turq. Sherri ndodhi në një lokal në plazhin e Golemit, ku menaxheri dhe një punonjës në hapësirën e plazhit të administruar nga Diamma Resort, dhunuan me sende të forta 5 turistët turq.

Në pranga përfunduar 33-vjeçari David Kondo dhe 37-vjeçari Eluert Qose, pasi plagosën rëndë 2 nga turistët dhe për pasojë do të përballen me drejtësinë për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prishja e qetesisë publike”.

Po ashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Kanosja”, për banakierin dhe një rojë sigurie, pasi goditën me grushte dhe kanosën 3 pushuesit e tjerë turq. Diamma Resort në Golem administrohet nga Asemina Çokani.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb