Vitor Campelos, trajneri i Celje, bëri vlerësimin e tij para takimit të Champions ndaj Egnatias.
“Para së gjithash dua të them se e kam për kënaqësi të jem këtu në Shqipëri, ku na kanë pritur shumë mirë, dhe ju falënderoj për këtë.
Nesër nisim atë që shpresojmë të jetë një udhëtim i gjatë në këtë kompeticion. E dimë që do të luajmë përballë kampiones së Shqipërisë, një skuadër që tregoi se sa e fortë është në dy ndeshjet me Petrocub”.
“Por ne jemi përgatitur për këtë ndeshje. Kemi respekt për kundërshtarin, por mendoj se e kemi cilësinë për të bërë një ndeshje të mirë dhe duam ta tregojmë në fushë nesër”.
