Edison Lika, aktivisti i protestave masive që po mbahen prej 54 ditësh kundër kryeministrit Edi Rama, ku kërkojnë dorëheqje, denoncoi dhunën e policisë sot ndaj qytetarëve. Në një lidhje direkte për programin e drekës në Neës24 me Ola Brukon, teksa bënte denoncimin kundër policisë, aktivisti u ndalua nga policia.

“Policia po ndjek një protestues poshtë Lanës. Ka ardhur të protestojë, ata kishin bllokuar rrugën përtej Lanës. Policia po ndjek postuesit me vrap. Protesta është te Kuvendi dhe ata po i ndjek protestuesit. Sot jemi përballur me dhunë, ata kanë hedhur tre bote me ujë. Kanë dhunuar gra dhe fëmijë. Numri ynë përballë policisë ka qenë në dispropocion.”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb