Aktivistja Sidorela Vatnikaj ka bërë thirrje që të lirohen protestues dhe aktivistë që mbahen ende në komisariat.
Në protestën e 54 kundër kryeministrit Edi Rama, protestuesit kërkojnë njëzëri largimin e tij.
U përballëm me gaz lotsjellës, me sprej me piper. Sot përballë kemi pasur përballë gjuhën kriminale të Taulant Ballës, Ulsi Manjës, të Edi Ramës, me dorën e zgjedhur të krimit në Parlament. Ne e dimë se dhuna juaj vendos të kërcënojë, të shantazhojë familjarët tanë, por ju themi nuk ju kemi frikë…Sot si asnjëherë më parë kemi parë që ata policisë që mbrojnë sot Edi Ramën dhe Belinda Ballukun kishin marrë urdhër që të na rrihnin të na gjuanin e të na arrestonin. Sot policia dhe shteti duhet ta shohë se sa më shumë dhunë ushtroni ju aq më shumë numra ka në shesh. Sa më shumë gaz hidhni aq më shumë solidaritet ka mes nesh. Për këdo që mendon se ka frikësuar aktivistët apo familjarët ju themi nuk ju kemi frikë. Ani Peci që protestues që vjen do ditë nga Elbasani mbahet në komisariatin numër 1. Rrezikon që ta mbajnë 72 orë. I bëjmë thirrje policisë së shtetit të lirojë të gjithë aktivistët që kanë protestuar paqësisht paqësisht”, tha ajo.
