Një i ri në protestë ka bërë thirrje për t’u organizuar më të shumtë në numër pasi vetëm kështu i bëhet ballë sistemit. Ai tha se ata do ta mbajnë kokën lart pavarësisht dhunës.

“Deputetët përmes dhunës na dhanë një mesazh të qartë bjeruni kokës,ne sa herë do t angremë kokën lart sepse jemi krenarë. Bjeruni kokës kjo është gjuha e dhunës, ne kemi të paqes. Ata përdorin piper dhe spraj ariu kur ne këndojmë himnin. Femrerë mblidhni ato traktorë dhe mjete që keni dhe ta bëjmë si në Francë, t’ju bëjmë ballë autoboteve.
Ngirhuni fermerë, studnetë dhe le të baltosim këtë Parlament që kërkon të jedhë çdo ditë. Punëtorët më të thjeshtë kanë nisur të zëvëndësohen me të huaj, boll qëndruat besnikë ndaj sistemit, le t’i rrëzojmë. Duam ndryshim sistemi”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb