Qytetarë të mbledhur në protestën e “54” kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Protesta, që  vijon prej 54 ditësh, është shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe kërkesa për ndryshime politike.

Pjesëmarrësit kanë deklaruar se dorëheqja e Ramës është një kërkesë e panegociueshme dhe se do të vijojnë aksionin qytetar deri në realizimin e kërkesave të tyre. Marshimi po zhvillohet në disa akse të kryeqytetit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: