Thirrje të forta kundër kryeministrit Edi Rama janë bërë gjatë marshimit të protestuesve në rrugët e Tiranës, në protestën e 54-t të organizuar kundër qeverisë.

“Edi Rama jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “140 deputetë, të gjithë analfabetë” dhe “Rama, Sala, SPAK you” kanë qenë disa nga sloganet e dëgjuara gjatë tubimit.

Qytetarët shprehen të vendosur se do të vijojnë protestat dhe se nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë marshimit, protestuesit i kanë drejtuar thirrje edhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke kërkuar hetime dhe veprime ndaj kryeministrit.

Protesta e sotme vijon në rrugët e kryeqytetit, ndërsa pjesëmarrësit kanë deklaruar se aksioni qytetar do të vazhdojë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre politike.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb