Reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë qarkun e Korçës kanë shkaktuar problemet e para.
Një pemë është rrëzuar mbi trotuar në qytetin e Korçës duke bllokuar kalimin e këmbësorëve dhe duke krijuar rrezik për qytetarët.
Pritet ndërhyrja e shërbimeve përkatëse për largimin e pemës dhe normalizimin e situatës.
Duhet thënë se gjatë ditës së sotme, reshjet kanë qenë të dendura në të gjithë qarkun.Për disa minuta është regjistruar edhe breshër, ndërsa shiu vijon të jetë prezent në pjesën më të madhe të qarkut. Deri më tani nuk raportohen dëme të tjera të konsiderueshme, ndërsa autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për kujdes.
