Ndërsa Spanja e Franca janë “nën pushtetin” e flakëve, Turqia është përfshirë nga shira të rrëmbyeshëm.

Reshje të dendura janë regjistruar në Ankara, duke shkaktuar probleme të shumta në zonë. Rrugët u shndërruar në lumenj, në shumë zona u raportuan përmbytje dhe probleme me trafikun.

Zona më e prekur ishte Mamak. Në rrugën Imam Alim Sultan , një pjesë e rrugës u shemb për shkak të sasisë së madhe të ujit, duke bërë që një automjet i lehtë komercial të binte në kraterin që rezultoi.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: