Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në fshatin Zërvaskë të Pogradecit, ku një elektricist ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, A.Beqiri, rreth 60 vjeç, dyshohet se ishte duke ndërhyrë për të riparuar një linjë elektrike që kishte pësuar defekt, kur ka rënë në kontakt me rrymën dhe ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po kryejnë veprimet procedurale për të zbardhur të plotë rrethanat e kësaj ngjarjeje. Hetimet vijojnë për të përcaktuar dinamikën e saktë të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: